Please enter at least 3 characters.

Hyseni: Në Livoç po bëhen investime duke përfshirë asfaltimin e rrugëve dhe lidhjen në kanalizim

Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë investimet edhe në në fshatin Livoç.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka inspektuar punimet të cilat po kryhen në infrastrukturën rrugore të këtij fshati. Pos rregullimit të rrugëve, po bëhet edhe lidhja në kanalizim.

I pari i Gjilanit theksoi se derisa, po vazhdon puna për asfaltim të rrugës edhe në Lagjen e Muhaxherëve, që lidh Livoçin e Epërm dhe atë të Poshtëm.

“Projekte të tilla janë një dëshmi e angazhimit tonë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë”, tha Hyseni. /Telegrafi/