Humbet City, rrezikon vendin e katër (Video)
01/05/2016
Manchester City ka humbur nga Southamptoni me rezultat 4-2.
Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar nga ata.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Shane Long në minutën e 25-të, ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Sadio Mane.
Në minutën e 44-të shënoi Kelechi Iheanacho dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë pamë tre gola, dy nga Mane (57’ dhe 68’) dhe në minutën e 78-të shënoi edhe një herë Iheanacho.
Manchester City vazhdon në pozitën e katër me 64 pikë, apo katër më pak se Unitedi në vendin e pestë. Kurse Southamptoni ngjitet në vendin e shtatë me 57 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Cityt është ndaj Arsenalit. /Telegrafi/


