Please enter at least 3 characters.

Houthi kërkojnë armë tjera nga Irani, inteligjenca amerikane paralajmërojnë se grupi militant po bëhet gati për sulme më të ashpra

2024/01/1-217.jpg
751:"epa11038837 Newly-recruited members of the Houthis' popular army march during a parade in Amran province, Yemen, 20 December 2023. Yemen's Houthis have mobilized and recruited thousands of tribal militiamen as part of the creation of a popular army dedicated to a possible confrontation with Israel amid fears of a wider regional conflict stemming from the Israel-Hamas conflict. The Houthis have vowed to launch cross-border missile and drone attacks on Israel and attack Israeli ships in the Red Sea. Thousands of Israelis and Palestinians have died since the militant group Hamas launched an unprecedented attack on Israel from the Gaza Strip on 07 October, and the Israeli strikes on the Palestinian enclave that followed it. EPA-EFE/OSAMAH YAHYA
7:"EPA-EFE

Militantët Houthi të Jemenit e mbështetur nga Irani, sipas të dhënave nga inteligjenca amerikane, janë duke kërkuar më shumë armë nga Irani për të rritur sulmet në Detin e Kuq.

Siç shkruan Politico, raporti i fundit i inteligjencës amerikane dhe vendeve tjera perëndimore tregon se Houthi janë duke kërkuar më shumë armë nga Teherani, gjë që rrit brengën që ky grup militant është i vendosur të vazhdojë sulmet nëpër anije në Detin e Kuq dhe se po nxit përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët amerikanë për të paktën një muaj kanë analizuar të dhënat ku thuhet se Houthi planifikon të intensifikojë sulmet, përfshirë tentimet që të sigurojnë armë të nevojshme për beteja siç janë lansuesit e raketave për të sulmuar anijet.

Të dhënat e inteligjencës gjithashtu tregojnë se ky grup jemenas po tenton të sulmojë forcat perëndimore të stacionuara në rajon.

Megjithatë, është e paqartë nëse sulmet amerikane mbi pozicionet e Houthi në Jemen kanë ndryshuar planet e këtij grupi militant.

Madje edhe presidenti amerikan Joe Biden, ka pranuar se sulmet e kryera nga SHBA-të kundër këtij grupi militant jemenas, nuk ka arritur të ndalë sulmet ndaj anijeve komerciale.

Ai premtoi që SHBA-të do të vazhdojnë me sulme mbi lokacionet e Houthi në Jemen, për të shkatërruar aftësinë e tyre ushtarake. /Telegrafi/