Hoti takon strukturat e LDK-së në Gjermani, flet për qeverinë e ardhshme
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duket i bindur se së shpejti do të ketë zgjedhje parlamentare në Kosovë.
Ai ka qëndruar sot së bashku me bashkëpartiakët e tij Muharrem Svarqa dhe Anton Quni në Hanover të Gjermanisë ku ka takuar kryesinë e degës së LDK-së atje. Derisa në takim thotë të ketë folur për ato që do të punojnë së bashku në “qeverinë e ardhshme”.
“Ne do të jemi së bashku për të organizuar aktivitetin tonë tek bashkatdhetarët tanë në Gjermani, ku është i vendosur numri me i madh i mërgimtarëve. Në qeverinë e ardhshme do të punojmë ngushtë me këta veprimtarë për të dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre për të lehtësuar udhëtimin e tyre në Kosovë dhe për të promovuar investimet e tyre në vendlindje. Do të punojmë shumë për të ndihmuar arsimin dhe kulturën shqiptare në Gjermani, në këtë vend mik”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Postimi i plotë i Hotit:"Ne takimin me Kryesine e Deges se LDK-se ne Gjermani, te mbajtur sot ne Hanover te Gjermanise, diskutuam per organizimin e deges tone ne Gjermani. Bashke me anetaret e Kryesise Qendrore, z.Muharrem Svarqa dhe z.Anton Quni, i falenderuam shume per aktivitetin shumevjeqar per pavaresine e Kosoves. Ne do te jemi se bashku per te organizuar aktivitetin tone tek bashkeatdhetaret tane ne Gjermani, ku eshte i vendosur numri me i madh i mergimtateve.Ne qeverine e ardhshme do te punojme ngushte me keta veprimtare per te ndegjuar me kujdes kerkesat e tyre per te lehtesuar udhetimin e tyre ne Kosove dhe per te promovuar investimet e tyre ne vendlindje.
Do te punojme shume per te ndihmuar arsimin dhe kultuten shqiptare ne Gjermani, ne kete vend mik.


