Horoskopi javor për periudhën nga 08 – 15 mars
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Kritere të njëjta vlejnë për të gjithë.
Dashuria: Sharmi dhe aftësia juaj e përshtatjes do t’ju bëjë që shumica t’ju duan në shoqërinë e tyre. Disa do të tregojnë se sa mund të jenë argëtues. Takimet nuk do të mungojnë. Ata të cilët janë në marrëdhënie dashurie do të lëvizin shumë në mesin e njerëzve, ndërkaq personi i dashur do t’i shoqërojë.
Shëndeti: Do të shpenzoni për gjëra të bukura.
Dashuria: Për pjesën më të madhe të kësaj jave do të ketë paqe mes jush dhe të dashurit tuaj. Asgjë më shumë nuk do të imponohet, ndërsa ditët do t'ju sjellin spontanisht mundësi për dashuri. Pakënaqësia juaj personale do të vijë nga fusha të tjera të jetës, prandaj injorojeni atë.
Shëndeti: Bëhuni ai që jeni dhe prezantohuni.
Dashuria: Gjatë shumicës së ditëve të ardhshme do të keni një kohë të mirë dhe do të jeni pa presionin se diçka duhet të arrihet. Pra, do të kënaqeni vërtet me partnerin tuaj. Spontaniteti që do të zhvillohet mes jush do të jetë një freskim i mirëpritur. Ata që nuk janë në lidhje dashurie do t’i joshin me sukses të tjerët.
Shëndeti: Ndiqni intuitën tuaj.
Dashuria: Do të jeni interesantë për shumicën e njerëzve me të cilët kontaktoni. Në rrethana të tilla, ju mund ta fitoni zemrën e dikujt më lehtë. Nëse jeni akoma vetëm, vishuni bukur dhe dilni nga shtëpia. Ata që janë në marrëdhënie dashurie do të jenë plotësisht të vetëdijshëm se dashuria e tyre është e fortë. Do ta shijoni.
Shëndeti: Qëndrimi në natyrë do t'ju freskojë.
Dashuria: Për pjesën më të madhe të kësaj jave do të gjendeni ashtu siç dini dhe siç mundeni. Një ditë do të jetë e mrekullueshme dhe tjetra aspak. Është më mirë të jesh vetëm këtë ditë të dytë. Mos hyni në debate, sepse ato nuk do të përfundojnë mirë. Kaloni atë kohë të mirë në dashuri mes jush dhe të dashurit tuaj.
Shëndeti: Praktikoni teknikat e relaksimit, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Tjetërsimin e herëpashershëm që do ta vëreni në marrëdhëniet personale ndonjëherë do t'ju shqetësojë. Pranojeni atë si një mundësi për të punuar në gjërat tuaja të brendshme personale. Kjo është një fazë kalimtare që ju do ta përballoni më lehtë me humor.
Shëndeti: Njeriu për njeriun është ilaç.
Dashuria: Përpara jush është një javë takimesh intensive dhe mundësish të shumta për dashuri. Jeta juaj shoqërore do të gjallërohet dhe do të bëhet aq e pasur sa që në fillim ju as nuk mund të jeni në gjendje ta përballoni. Pranoni ftesat, vishuni bukur dhe shkoni mes njerëzve. Ata po ju presin me gëzim.
Shëndeti: Jini të vetëdijshëm për veten tuaj.
Dashuria: Do t’i kompensoni shqetësimet e vogla në jetën tuaj private me ndikime të mira në fusha të tjera të jetës. Shumica do të ikin në biznesin e tyre ose në shoqërinë e miqve dhe do të qëndrojnë atje derisa të hasin diçka atraktive private premtuese. Ju do të flisni shumë me të gjithë.
Shëndeti: Gjeni përmbajtjet që i doni.
Dashuria: Do të keni përkrahjen e një personi, i cili do të rifreskojë marrëdhënien tuaj të dashurisë. Prandaj bëni më të mirën tuaj për të siguruar marrëdhënie cilësore me personin që ju intereson. Do të ketë pak nervozizëm dhe keqkuptim, por mos u jepni rëndësi këtyre gjërave.
Shëndeti: Bëni durim në gjithçka.
Dashuria: Pavarësisht gjasave të dashurisë jo përherë edhe aq të volitshme, ju do të jeni optimist. Kështu që ju nuk do të rrini vetëm, por do të shkoni në mes të njerëzve. Ata me kënaqësi do t'ju pranojnë për shkak të qëndrimit tuaj pozitiv. Pra, përmirësojeni jetën tuaj private me sjelljen tuaj.
Shëndeti: Kushtojini vëmendje cilësisë së dietës suaj.
Dashuria: Personi i dashur do të rrezatojë më shumë sesa ju, prandaj lirisht lejoni t’ju udhëheqë. Personi juaj i dashur do ta projektojë kohën tuaj së bashku shumë më mirë se ju këto ditë. Dorëzohuni atij me besim. Bëhuni si një fëmijë dhe shijoni jetën.
Shëndeti: Interesi juaj për kujdesin shëndetësor po rritet.
Dashuria: Ata që janë tashmë në një lidhje do të përpiqen të forcojnë marrëdhëniet e tyre me të dashurin e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. Do të funksionojnë disa rregulla të vogla dhe do t’i vendosin kriteret e sjelljes reciproke. Ata që ende janë vetëm nuk do të dalin jashtë shumë. Ata që janë ende vetëm nuk do të dalin shumë, por do të ndihen mirë. /Telegrafi/


