Please enter at least 3 characters.

Homazhe për Edi Ramën: Kryeministrit i vdiq fabula (Foto)

2016/03/fabula1.jpg

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama kërkoi të mësonte varrin e shoqërisë civile që proteston kundër këndit të lojërave tek Liqeni i Tiranës - pasi i quajti ata të vdekur - të rinjtë e “Nismës për Publiken” i kanë paraprirë në “homazhe” kreut të Qeverisë shqiptare.

Në shenjë simbolike ata kanë vendosur në godinën e Këshillit të Ministrave një buqetë me trëndafila të zinj dhe një kartolinë me tekstin: "Ne jemi gjallë, Kryeministrit i vdiq fabula!”.

“Ky është një paralajmërim për qeveritarët, që do përballen fuqishëm me rezistencën qytetare në ditët në vijim. Protestat vazhdojnë! Shihemi në shesh!”, paralajmëron Nisma për Publiken.