Please enter at least 3 characters.

Historike: Ferronikeli kampion i Kosovës

2016/01/historike-ferronikeli-kampion-i-kosov-euml-s_2_hd.jpg

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri fantastik Gani Sejdiu kanë kaluar edhe pengesën e fundit e quajtur Prishtinë për të arritur tek titulli i parë i kampionit.

‘Nikli’, arriti të barazoi 2-2 në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, dhe një pikë i mjaftonte për tu shpallur kampion të Kosovës.
Vendasit shënuan golin e parë në minutën e 22-të, kur pas një harkimi në zonë nga Qemail Elshani, mesfushori Behar Maliqi shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Ferronikeli shënoi edhe një herë kur kësaj radhe realizoi kapiteni Lapidar Lladrovci për 2-0. Prishtina arriti të barazonte me dy golat e Labinot Osmanit.

Ndërkohë Besa ka arritur të shënoi fitore 3-1 në Gjakovë me tre golat e Mark Milicajt por vetëm për pozitën e dytë.

Në ndeshjet tjera, fitore kanë shënuar vendasit.

Drenica mposhti minimalisht 1-0 Trepçën, Ferizaj me të njëjtin rezultat arriti ta mposhtë Kosovën e Vushtrrisë ndërsa Drita në Gjilan mposhti 2-1 Trepçën 89.

Ndeshja e vetme që përfundoi pa gola ishte ajo mes Istogut dhe Hajvalisë.

Nga elita e futbollit kosovarë do të bien Trepça dhe Ferizaj, ndërsa në barazh do të luajnë Vëllaznimi dhe Drita.

Ferronikeli – Prishtina 2-2
Vëllaznimi – Besa 1-3
Drita – Trepça ’89 2-1
Drenica – Trepça 1-0
Ferizaj – Kosova (V) 1-0
Istogu – Hajvalia 0-0 

/Telegrafi/