Hidhet shorti për stinorin 2024/25 në Superligë, këto janë çiftet e xhiros së parë
23/07/2024
Është hedhur shorti për sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, Albi Mall Superligë.
Tanimë janë mësuar edhe çiftet e xhiros së parë, ku do të nis kampionati me një ndeshje derbi.
Llapi dhe Gjilani është derbi i madh i xhiros së parë në elitën e futbollit kosovar, derisa duel shumë interesant është edhe Drita - Malisheva.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do ta nis mbrojtjen e titullit ndaj Dukagjinit, ndërsa Prishtina pret Suharekën.
Ferizaj i rikthyer në elitë do të takohet në xhiron e parë me Feronikelin '74.
Java e parë e stinorit 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll:
Prishtina - Suhareka
Drita - Malisheva
Ferizaj - Feronikeli 74
Llapi - Gjilani
Ballkani - Dukagjini. /Telegrafi/


