Please enter at least 3 characters.

Hidhet shorti i partive politike në Maqedoni, ja radhitja në listën e votimit

2016/11/Partite-politike-logo-bashke-1.jpg

Në KSHZ u hodh shorti i radhitjes së partive politike në listën e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni i saj janë të parët në listë, më pastaj vijnë Partia Demokratike Shqiptare, e pasuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë e katërta në listën e votimit. Numri pesë u rezervua për Koalicionin për ndryshime dhe drejtësi, numri gjashtë për Partinë e Prosperitetit demokratik, kurse numri shtatë për ''Aleanca për Shqiptarët''.

E teta në radhë vjen Partia Liberale, pastaj e nënta është Koalicioni OBRM për Maqedoninë, e pasuar nga Lëvizja BESA, pra e dhjeta, dhe Majtistët do të jenë të 11-tit./Telegrafi/