‘Heroi’ i Spanjës ndaj Anglisë, Oyarzabal zbulon se si e shënoi golin e triumfit
Mikel Oyarzabal do të mbetet një legjendë e Spanjës dhe Real Sociedadit për një kohë të gjatë edhe pas përfundimit të karrierës së tij. Sulmuesi bask i dha fund pritjes 12-vjeçare të Spanjës për të fituar titull teksa mposhtën Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e Mynihut.Luis De La Fuente e futi atë në fushë në pjesën e dytë si zëvendësim për kapitenin Alvaro Morata, kur Spanja ishte duke udhëhequr me rezultat 1-0.Goli i vonë i Cole Palmer kishte bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime, para se Oyarzabal të shënonte golin e fitores katër minuta pa përfunduar ndeshja.
“Kur topi shkoi në këmbët e tij, unë mendova: ‘Shko aty, bëj një prekje’. Kur hyri brenda, unë nuk e dija a isha në pozicion jashtë loje. E pashë gjyqtarin anësor dhe ai filloi vrapin”.“Pastaj ka një pritje. E pyeta gjyqtarin: ‘A është gjithçka në rregull, a vlen?' Dhe eventualisht ai më tha: 'Po’”, ka thënë Oyarzabal./Telegrafi/


