Please enter at least 3 characters.

Henderson bëhet lojtari më i paguar i Anglisë pas transferimit te Al Ettifaq -  eklipson yje si Kane, Rashford dhe Sterling

2023/07/henderson-1-1.jpg

Mesfushori Jordan Henderson thuhet se është bërë lojtari më i paguar i Anglisë ndonjëherë pas transferimit nga Liverpooli te Al Ettifaq.

Pas 12 vitesh të mbushura me trofe në Anfield, u konfirmua se Henderson ka finalizuar një lëvizje nga Reds te skuadra e Superligës së Arabisë Suadite.

Raportohet se Henderson do të fitojë 700 mijë funte në javë gjatë qëndrimit të tij me skuadrën e Steven Gerrard.

Ish-kapiteni i Liverpoolit do të fitojë 36 milionë funte në vit, që do të barazohet me 108 milionë funte për kohëzgjatjen e marrëveshjes së tij trevjeçare.

Përveç kësaj, 33-vjeçari shkon direkt në krye si lojtari anglez me fitimet më të larta dhe përveç kësaj, ai tani është bërë edhe lojtari më i paguar i Anglisë ndonjëherë.

Sipas The Sun, Henderson ndiqet nga dyshja e Manchester Unitedit, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, të cilët fitojnë 375 mijë funte, respektivisht 350 mijë funte në javë.

Kapiteni i Tre Luanëve, Harry Kane është vetëm lojtari i 12-të më i paguar i Anglisë, pasi raportohet se fiton 200 mijë funte në javë në Tottenham Hotspur.

Lista e plotë e pagave të lojtarëve të Anglisë:

Jordan Henderson - Al-Ettifaq - 700,000 funte në javëMarcus Rashford - Man Utd - 375,00 funte në javëJadon Sancho - Man Utd - 350,00 funte në javëRaheem Sterling - Chelsea - 325,00 funte në javëJack Grealish - Man City - 300,000 funte në javëDeclan Rice - Arsenal - 250,000 funte në javëJohn Stones - Man City - 250,000 funte në javëReece James - Chelsea - 250,000 funte në javëPhil Foden - Man City - 250,000 funte në javëHarry Kane - Tottenham - 200,000 funte në javëBukayo Saka - Arsenal - 195,000 funte në javëHarry Maguire - Man Utd - 190,000 funte në javëBen Chilwell - Chelsea - 190,000 funte në javëTrent Alexander-Arnold - Liverpool - 180,000 funte në javëKyle Walker - Man City - 175,000 funte në javëKalvin Phillips - Man City - 150,000 funte në javë/Telegrafi/