Hendbollistet të gatshme për “European Open”
Pjesëmarrja e Përfaqësueses U18 të Kosovës në EUROPEAN OPEN është paraqitja e parë zyrtare në një garë zyrtare të EHF-së dhe atë me simbole shtetërore pa asnjë kushtëzim. Në grumbullimin tre ditor që u organizua në Gjakovë, nën përkujdesjen e trajnerëve Benon Brahushi, Mimoza Xhemaili, Lulzim Nagavci dhe Nexhdet Dobroshi, në stërvitje ishin: M. Kqiku, E. Bregovina, J. Huruglica, A. Haxhiu, Q. Berisha, D. Demiraj, F. Çerkini, E. Hoxha, S. Shabani, D. Rrahmani, L. Bislimi, E. Kameri, B. Ramabaja, A. Rugova, A. Krasniqi, A. Sylejmani dhe S. Misini.
Në përgatitje ishte edhe një lojtare që aktivitetin e saj e zhvillon në Zvicër, e reja me shumë talent, Luana Bislimi. Duhet theksuar se ne grumbullimin e parë ishin edhe dy lojtare nga Diaspora Valeriana Nepola (Norvegji) dhe Diellza Sallaj (Zvicër), kurse në grumbullimin e radhës me muajin maj pritet që Përfaqësueses U18 t’i bashkëngjiten edhe Doruntina Mehmeti dhe Leonora Demaj (Danimarkë) dhe ylli i hendbollit suedez Albana Arifi e cila po luan me sukses në Përfaqësuesen e Suedisë. /Tribuna/Telegrafi/


