Please enter at least 3 characters.

“Hedh poshtë të gjitha format e racizmit”, Dua Lipa reagon pas akuzave për antisemetizëm

2021/05/AP21112397563749-e1621771301825.jpg
682:"FILE - In this Sunday, March 14, 2021 file photo, Dua Lipa arrives at the 63rd annual Grammy Awards at the Los Angeles Convention Center. British music's leading prize night next month will feature an audience of 4,000 people, in what will be the first major indoor music event in the country to welcome back a live audience since the coronavirus pandemic erupted more than a year ago. “This has been a long tough year for everyone and I’m delighted the night will honor the key worker heroes who have cared for us so well during that time and continue to do so,” said singer/songwriter Dua Lipa, who is set to perform at the event. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP, File)
26:"Jordan Strauss/Invision/AP

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka bërë një reagim kundrejt prestigjiozes New York Times, pasi u akuzua për antisemetizëm.

Kjo për shkak të qëndrimeve të saj rreth ngjarjeve të fundit në përkrahje të popullit palestinez. Reklama nga ‘Rrjeti i Vlerave Botërore’ i referohet yllit shqiptar dhe modeleve Bella dhe Gigi Hadid si ‘mega-ndikuese’ që kanë ‘përçmuar shtetin hebre’ dhe ‘kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik’.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

“Unë hedh krejtësisht poshtë spekulimet e tmerrshme dhe të rreme të publikuara sot. Ky është çmimi që duhet paguar për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve kundrejt një qeverie izraelite. Unë mbaj këtë qëndrim sepse besoj që të gjithë, hebrenjtë, myslimanët dhe krishterët kanë të drejtën të jetojnë në paqe si qytetarë të barabartë të shtetit që zgjedhin”.

“Rrjeti po përdor paturpërisht emrin tim për kampanjat e tyre të shëmtuara me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”.

E zëshme për këtë çështje ishte edhe modelja Bella Hadid, e cila ditë më parë u sulmua nga Izraeli për shkak të pjesëmarrjes në protestën për përkrahje të palestinezëve. /Telegrafi/