Please enter at least 3 characters.

Haxhiu: Propozimi i Thaçit për ndërtimin e kompleksit rezidencial, absurd dhe i gërditshëm

2017/05/Konference-vetevendosje-Albulena-Haxhiu-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për ndërtimin e një kompleksi rezidencial, e ka quajtur propozim absurd dhe të gërditshëm.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si ka mundësi që këta njerëz në vazhdimësi e kanë mendjen tek lluksi, paraja, rehatia!?

Postimi i plotë:Ndërtimi i një kompleksi rezidencial është ide dhe propozim sa absurd aq edhe i gërditshëm e sidomos në këto rrethana nëpër të cilat po kalon vendi dhe qytetarët!Si ka mundësi që këta njerëz në vazhdimësi e kanë mendjen tek lluksi, paraja, rehatia!?A e dijnë ore këta që qytetarët, në mungesë të zhvillimit ekonomik, po detyrohen me lëshu vendin për të kërkuar jetë më të mirë? A e dijnë këta që qytetarët tanë janë të papunë dhe po luftojnë me mjerimin e varfërinë? A e dijnë këta që shumë reparte në QKUK, nuk i ngjajnë spitalit ose që qytetarët detyrohen me i ble shumicën e barnave ose me kërku mbështetjen financiare për trajtim jashtë vendit! Janë me mijëra familje që s'kanë kulm mbi kokë!Janë bërë tmerr i vërtetë për besë! /Telegrafi/