Please enter at least 3 characters.

Haradinaj uron Pejën, Deçanin e Malishevën për ditën e çlirimit: Lufta e UÇK-së i dha fund një epoke të errët

2020/04/haraidnaj-1.jpg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar komunën e Pejës, Deçanit dhe Malishevës për ditën e çlirimit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lufta e UÇK-së i dha fund një epoke të errët që shkaktoi shumë tragjedi e vuajtje.

Postimi i plotë:Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha fund një epoke të errët që shkaktoi shumë tragjedi e vuajtje. Peja, Deçani e Malisheva sot shënojnë Ditën e Çlirimit duke kujtuar guximin dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë, brigadave 131 “Jusuf Gërvalla”, 133 “Adrian Krasniqi”, 135 “Agim Zeneli”, 136 “Rugova”, 121 “Kumanova” e 122 “Imer Krasniqi”.Një pjesë të tyre, i njoha që nga fillet e rezistencës së armatosur, e u ndanë nga ne duke fituar përjetësinë.Falënderues edhe për miqtë e ditëve të rënda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Veriatlantike, që u pozicionuan dhe u bënë aleatë me një popull që kanosej nga shfarosja.Pejë, Deçan e Malishevë, urime Dita e Çlirimit! /Telegrafi/