Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon kongresistin amerikan, Steven Palazzo - SHBA-ja ka dhënë shumë për Kosovën

2018/02/thumbnail-02-02-2018-zkm-2-2_1517593055-6806211.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kongresistin amerikan, Steven Palazzo, të cilit i është falënderuar për ndihmën e pakursyer që SHBA-të kanë dhënë për shtetin e Kosovës, që të jetë një shtet i qëndrueshëm dhe i fortë ekonomikisht.

Në këtë takim,  Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Kosovës për të ardhmen euroatlantike dhe për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kongresisti amerikan, Palazzo ka falënderuar kryeministrin për pritjen, duke shprehur urimet e përzemërta për përvjetorin e 10-të të Pavarësisë dhe mbështetjen e vendit të tij, për rrugën demokratike të Kosovës./Telegrafi/