Please enter at least 3 characters.

Haradinaj - Stublla uron popullin e Afganistanit për Ditën e Pavarësisë

2020/06/Meliza-Haradinaj-–-Stublla-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës Islamike të Afganistanit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën Islamike të Afganistanit.

Ndryshe, Afganistani ka njohur Kosovën shtet më 18 shkurt 2008./Telegrafi/