Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm

2021/01/Ramush-Haradinaj-AAK-takimi-me-Hashim-Thacin-foto-Ridvan-Slivova-10-e1617561094817.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm, të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet t'i japim kohë drejtësisë që t'i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!

“Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë".

"Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për motivet e saj".

"Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t'i japin konotacion politik! T'i japim kohë drejtësisë që t'i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!” ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/