Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Kur foli Bulliqi, RTK-ja ndaloi transmetimin në shumë vende të Kosovës

2016/04/ramush-haradinaj-foto.jpg

Derisa në ambientet e Kuvendit të Kosovës po mbahet debati për Demarkacionin me Malin e Zi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, jashtë ambientit të debatit ka hedhur një akuzë ndaj televizionit publik RTK.

Sipas Haradinajt, në momentin kur në debat po fliste, gjegjësisht po bënte raportimin e tij deputeti Shpejtim Bulliqi, RTK ka bërë ndërprerjen e transmetimit në shumë vende të Kosovës. /Telegrafi/