Haradinaj emëron edhe një tjetër zëvendësministër, i 64-ti në kabinetin e tij
23/11/2017
Idriz Selimaj është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, duke u bërë kështu i 64-ti i emëruar në këtë post nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Në përgjegjësi atij i është lënë menaxhimi i aktiviteteve në fushat e përcaktuara në ministri dhe natyrisht zëvendësimi i minstrit kur mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë punën e tij.
Selimaj është sekretar i degës së AAK-së në Suharekë.


