Please enter at least 3 characters.

Haradinaj dhe May flasin për fuqizim të bashkëpunimit

2018/07/36861995_839413969516352_1502362440401158144_n.jpg

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka zhvilluar një bashkëbisedim me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se ky ishte një bashkëbisedim përmbajtjesor dhe i frytshëm.

Postimi i plotë:Bashkëbisedim përmbajtjesor dhe i frytshëm me Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër.Britania e Madhe e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe është koha që të fuqizojmë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-atlantike dhe në këtë rrugëtim mbështetja nga Britania e Madhe është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar./Telegrafi/