Mbyllet zyrtarisht televotimi: Shqipëria mbetet në pritje të verdiktit për kualifikimin në finalen 'Eurovision 2026'
Ka përfunduar prezantimi i të 15 shteteve në gjysmëfinalen e dytë të 'Eurovision 2026' dhe tani zyrtarisht është mbyllur edhe televotimi.
Publiku kishte vetëm 15 minuta kohë për të votuar dhe për të mbështetur Shqipërinë, e cila këtë vit përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Shqipëria u votua sonte nga SMS dhe telefonata prej shteteve pjesëmarrëse: Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Franca, Letonia, Qiproja, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Malta, Rumania dhe Ukraina.
Ndërkohë, Kosova dhe pjesa tjetër botës kanë pasur mundësinë që ta votojnë përmes votimit online.
Tani, Shqipëria dhe Alis mbeten në pritje të verdiktit final për kualifikimin ose jo për në finalen e madhe të 'Eurovision 2026'. /Telegrafi/
Pjesa tjetër e botës (përfshirë Kosovën) voton online
Ndërsa shqiptarët kudo tjetër në botë – përfshirë Kosovën – mund të votojnë online përmes platformës zyrtare: www.esc.vote
Televotimi është i hapur vetëm 15 minuta, prandaj koha është tani: Voto 13 për Shqipërinë. /Telegrafi/


