Please enter at least 3 characters.

Hapet gara për titull

2016/01/hapet-gara-p-euml-r-titull_hd.jpg

Ishte trajneri vendas Ismet Munishi ai i cili kritikoi ashpër gjyqtarin e kësaj sfide, Mentor Baliu, në përfundim të pjesës së parë, teksa edhe në fundin e ndeshjes pati tensione, pasi një gol vushtrriasve iu anulua për shkak të pozitës jashtë-loje. Vetë Munishi u përjashtua me karton të kuq në këtë sfidë në minutat e fundit.

Llamkosi tani ka 51 pikë në kreun e renditjes, teksa Ferronikeli vazhdon ikjen nga pozitat e fundit të renditjes, duke u renditur tani me 31 pikë në pozitën e 10-të.

Ndërkohë, Ferizaj ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në përballje me Besën si vendas. Ferizajasit triumfuan 2:1 ndaj pejanëve për t’iu afruar kreut të renditjes në gjashtë pikë, duke e bërë interesant këtë fund-stinor në futbollin kosovar.

Ishte Fisnik Ramadani ai i cili kaloi vendasit në epërsi në këtë takim me golin në minutën e pestë, teksa Qerim Tërshani ngriti epërsinë në 2:0, dy minuta pa përfunduar pjesa e parë. E gjitha çfarë arritëm të bëjnë mysafirët ishte të realizonin një gol përmes Endrit Malokut.

Hajvalia dhe Trepça kanë ndarë pikët në sfidën e zhvilluar në Kishnicë, duke barazuar 0:0. Vendasit ishin ata që rrezikuan më shumë në këtë sfidë, madje duke huqur një penallti në fundin e ndeshjes. Ishte Fillim Guraziu ai i cili nuk realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke ia humbur dy pikë të rëndësishme skuadrës së tij. /KP/Telegrafi/