Hapësira prezanton edicionin e tretë të Rilindja Warehouse
Edicioni i tretë, Rilindja Warehouse III, sjell një kombinim të artistëve modernë, të cilët me shtëpitë muzikore krijojnë dhe u japin formë trendeve të skenës elektronike në botë.
Arbnor Dragaj, njëri prej organizatorëve të Hapësirës, theksoi: “Ngjarja e 1 prillit do të jetë një ndër ngjarjet më të rëndësishme deri më tash të prezantuara nga Hapësira, pasi që kjo ofron një qasje krejt tjetër të organizimit. Kjo qasje organizative prezantohet nga dy akte: Hunter/Game dhe Alex.Do”.
Hunter/Game përbëhet nga dy artistë nga Italia, ndërsa Alex.Do është artist i cili i takon shtëpisë së njohur Dystopian.
Përveç artistëve, çka e bën ngjarjen edhe më tërheqëse, është eksperienca unike që ofrohet në Rilindje ku në sinkronizim do të jenë të vendosura të gjitha detajet teknike dhe kreative.
Kjo ngjarje e prezantuar nga Hapësira në Rilindje, me artistë të tillë nga produksione të rangut botërorë sjell një frymë të re të zhanrit techno, e cila kontribuon në zhvillimin e skenës elektronike.
Për më tepër rreth Rilindja Warehouse III mund të informoheni duke klikuar këtu.


