Hansi Flick flet pas fitores dhe lavdëron një lojtar për paraqitjen ndaj Young Boys
01/10/2024
Barcelona iu kthye fitoreve të martën ndaj Young Boys – e para e tyre në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj AS Monacos dy javë më parë. Ishte një mbrëmje shumë e kënaqshme për katalanasit, megjithëse trajneri Hansi Flick nuk ishte plotësisht i kënaqur me paraqitjen.“Duhet t’i nisim ndeshjet pak më fort dhe të bëjmë pasime më të ngushta, por u përmirësua me kalimin e minutave”, deklaroi ai.
Më në fund, Flick konfirmoi se skuadra e tij e Barcelonës do të shpërblehej për paraqitjet e tyre të forta kundër Young Boys.“Ata i meritojnë dy ditë pushim", përfundoi gjermani. /Telegrafi/


