Please enter at least 3 characters.

Handanovic: Mezi po pres ndeshjet në LK, duhet të jemi të bashkuar

2018/09/Samir-Handanovic-e1536162553216.jpg
251:"MILAN, ITALY - DECEMBER 27: Samir Handanovic of FC Internazionale Milano gestures during the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Interit, Samir Handanvoci, ka thënë se mezi po pret ndeshjet në Ligën e Kamionëve.

Slloveni i ka kërkuar bashkëlojtarëve që të përkrahin njëri-tjetrin pasi vetëm kështu mund të arrihen sukseset.

"Ndeshjet në LK me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV ndihmesë për t'u rritur? E gjithë puna në vitin e kaluar ishte për të pasur angazhime të tilla".

(Foto: Getty Images)

"Mezi po pres t'i luaj këto ndeshje, por fillimisht është kampionati dhe dua të bëjë mirë. Forca e grupit ka rëndësi pasi me gjithë këto ndeshje ka hapësirë për të gjithë".

"Duhet të jemi të bashkuar, duhet të përkrahim njëri-tjetrin", ka thënë Handanovic për mikrofonat e Inter TV.

Në tri xhirot e para në Serie A skuadra e Luciano Spalletit ka një fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshja e tyre e ardhshme në kampionatin italian është kundër Paramas, ndërsa në aventurën në LK do ta fillojnë kundër Tottenhamit. /Telegrafi/