Please enter at least 3 characters.

Handanovic dëshiron të luajë me gisht të thyer në Derby della Madoninna, rrezikon operimin

2020/02/Handanovic-e1581069093790.jpg
239:"NAPLES, ITALY - JANUARY 06: Samir Handanovic player of FC Internazionale during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on January 06, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Samir Handanovic dëshiron të luajë në Derby della Madoninna ndaj Milanit, megjithë thyerjen e njërit gisht të dorës, por portieri i Interit rrezikon operacionin.

Interi dhe Milani do të luajnë derbin e madh lokal këtë javë, me ndeshjen e paraparë të zhvillohet të dielën nga ora 20:45.

Portieri slloven humbi fitoren 2-0 të javës së kaluar në Udinese pasi thyerja e gishtit të vogël në dorën e majtë gjatë një seance stërvitore e mbajti jashtë.

Burime të shumta raportojnë se Handanovic dhe Interi do të bëjnë gjithçka për ta nxjerrë atë në fushë në derbi dhe flitet se ai mund ta ketë ndihmën e një doreze mbrojtëse nën dorëzën e tij.

Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, ekzistojnë rreziqe, pasi një goditje në gisht mund të lëvizë këtë nga një frakturë në diçka më të rrezikshme, e cila më pas mund të kërkojë operacion.

Handanovic ka shpëtuar shumë herë Interin në këtë sezon (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Tommaso Berni është pezulluar pasi u ndëshkua me të kuq nga bankina për kundërshtim, kështu që e vetmja mundësi e mbetur është Daniele Padelli.

Ai luajti kundër Udineses javën e kaluar, por kjo ishte ndeshja e tij e parë në Serie A që nga gushti i vitit 2016. /Telegrafi/