Please enter at least 3 characters.

Hamsik: Duhet të besojmë në titull deri sa matematikisht është i mundur

2018/04/Marek-Hamsik-Napoli-e1523877011483.jpg
227:"NAPLES, ITALY - APRIL 08: Marek Hamsik of SSC Napoli in action during the serie A match between SSC Napoli and AC Chievo Verona at Stadio San Paolo on April 8, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Marek Hamsik e pranon se Juventusi tashmë ka një diferencë të madhe pikësh, por ata duhet të vazhdojnë të besojnë për titull.

Zonja e Vjetër ka aktualisht gjashtë pikë më shumë se Napoli, ndërsa deri në fund të kampionatit janë edhe gjashtë xhiro.

"Diferenca mes nesh dhe Juves po bëhet e madhe, por ne duhet të vazhdojmë të besojmë deri sa matematikisht është i mundur".

(Foto: Getty Images)

"Barazimi ndaj Milanit na lë shije të hidhur, posaçërisht kur shikon sa shumë shanse kishim në krahasim me Rossonerët".

"Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme ndaj Udineses. Duhet të harrojmë se çfarë ndodhi në San Siro dhe të fokusohemi në objektivin tonë të radhës".

"Gjithashtu dua të falënderoj gjithë tifozët e Napolit për përkrahjen në San Siro", ka shtuar Hamsik.

Sllovaku këtë sezon me Napolin ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asisime në 43 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/