Please enter at least 3 characters.

Halloween: Saimir Tahiri nxjerr video me kufomat e aksidentuara në rrugë (Video,+18)

2016/11/halloween-e1477995949880.jpg

Një video realisht e frikshme ajo që postoi në Facebook, Saimir Tahiri.

Këshillën e zakonshme të policisë rrugore për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, Ministri i Brendshëm e ka përshtatur me atmosferën e festës së Halloween.

Për këtë ka përdorur pamjet e njerëzve të vdekur në rrugët e Shqipërisë.

Makina të shkatërruara, njerëz të vdekur në rrugë, ngjyrosur nga e kuqja e gjakut, nën sfondin e tingujve të një muzike tipike të filmave horror.

Fatkeqësisht pamjet që ka përdorur Tahiri nuk janë nga skenat e filmave, por nga ngjarje reale ku kanë mbetur të vdekur qytetarët shqiptarë. /lapsi.al/