Please enter at least 3 characters.

Hakerët i shpallin luftë Donald Trumpit (Video)

2016/03/trump_1457990804-8551866.jpg

Donald Trump është përsëri në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous.

Grupi ka publikuar një video, nëpërmjet së cilës i ka shpallur “luftë totale” kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

Hakerët synojnë të rrëzojnë jo vetëm ueb-sajtet e shumta të miliarderit, por edhe të ndërpresin kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara, duke zbuluar dhe ekspozuar informata të turpshme.