Please enter at least 3 characters.

Hajnat thyejnë derën dhe dëmtojnë bankomatin e një banke në Shtime

2016/11/hajnat.jpg

Persona të panjohur kanë thyer derën dhe kanë dëmtuar bankomatin e njërës nga bankat komerciale në Shtime.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është intervistuar menaxheri i asaj filiale i cili deklaron se përveç dëmeve materiale nuk është vjedhur asgjë.

Po ashtu në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. /Telegrafi/