“gxx” me Am Gaming eliminojnë “m1x” nga Draculan 2
Am Gaming ka shënuar fitore të madhe ndaj “m1x” në kuadër të Draculan Season 2.
Ekipi ku ndodhen shqiptarët Genc “gxx” Kolgeci dhe Ahmet “2high” Bahtijari, mposhtën ekipin ku ndodheshin tre ish pjesëtarët e Bad News Eagles, si Dionis “sinnopsyy” Budeci, Flatron “juanflatroo” Halimi dhe Qazim “sener1” Mahmuti.
Am Gaming ishte shumë herë më e mirë se m1x në të dy mapet dhe me plot meritë avancoi në raundin tjetër.
Fillimisht në “De_Ancient” shënuan fitore të ngushtë 13:11, ku më i dalluari ishte danezi Alexander “altekz” Givskov me 22 eliminime, ndihmuar nga “gxx” me 19 sosh.
Edhe pse pritej që m1x të këndelleshin në “De_Mirage”, ndodhi krejtësisht e kundërta, ku skuadra e Am Gaming doli të jetë shumë më e përgatitur.
Me një fitore bindëse 13:6, ku shkëlqeu Ahmet “2high” Baftijari me 22 eliminime, Am Gaming siguroi avancimin tutje dhe njëkohësisht dërguan m1x në shtëpi.
Am Gaming do të kthehet në “aksion” të premten me fillim nga ora 14:00 ndaj humbësit të sfidës Nexus – Basement Boys./Telegrafi/


