Please enter at least 3 characters.

Guvernatori Ismaili: Thesari amerikan dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën

2023/09/380419656_149596371555232_7167273236277264910_n.jpg
3:"BQK

Departamenti amerikan i Thesari dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për vendin tonë, veçanërisht për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Kështu është shprehur guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili gjatë takimit me drejtuesit e USAID-it në Kosovë.

Në njoftimin e BQK-së, thuhet se ndihma e këtyre institucioneve, bashkë me Ambasadën amerikane në Kosovë, ka qenë e pakursyer ndaj sektorit financiar në vend.

"SHBA-të përmes mbështetjes institucionale nga Ambasada, Departamenti i Thesarit dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për BQK-në, si dhe gjithë sektorin financiar dhe jo vetëm", thekson BQK-ja. /Telegrafi/