Please enter at least 3 characters.

Grupi sekret i gazetarëve francezë akuzohen për bullizëm

2019/02/unnamed-2-7.jpg

Disa gazetarë francezë janë pezulluar ose pushuar nga puna pasi akuzohen se kanë bashkërenduar ngacmime në internet përmes një grupi sekret në Facebook.

Grupi që përbëhej kryesisht nga meshkujt i quajtur Ligue du LOL, targetonte gratë, përfshirë edhe gazetare duke i ngacmuar ato përmes mesazheve dhe fotomontazheve me përmbajtje pornografike.

Ky grup u zbulua nga e përditshmja “Liberation” dhe tani dhjetëra gra kanë dëshmuar për ngacmimet. Në mesin e të pezulluarve nga puna është edhe vet editori i versionit online të gazetes “Liberation”, Alexandre Hervaud.

Pjesëtarët e Ligue du LOL krijuan llogari të rreme në Tëitter dhe përmes tyre ngacmuan gazetarë, shkrimtarë dhe aktivistë, shumica prej të cilave ishin femra. /kp/Telegrafi/