Please enter at least 3 characters.

Gruevski në Shqipëri: Digjen flamujt maqedonas në Tiranë (Video)

2016/01/f.1124125514135_m.gif

Hiqen nga shtyllat dhe digjen flamujt maqedonas të vendosur në sheshet kryesore të Tiranës, me rastin e vizitës së kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski në kryeqytetin shqiptar ditën e djeshme.

Në një video të hedhur në Youtube që mban siglën e tifozave kuq e zi, shfaqen persona që zhvasin nga shtyllat flamuj e Republikës së Maqedonisë.

Një rast i tillë është në sheshin “Nënë Tereza”, ku duket mjaft qartë dhe dekori me të cilën është veshur Tirana për 100 vjetorin e pavarësisë. Një person që mban kapuç në kokë, dhe i maskuar në fytyrë për mos t’u identifikuar pasi zhvat flamurin e Maqedonisë i vë zjarrin atij, raporton “BalkanWeb”.

Policia ka vënë në pranga sot të riun që qëlloi dje me vezë makinën e kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski. Në një intervistë të dhënë për “News 24”, ndërsa kërkohej nga policia, Taulant Capa tha se veprimi i djeshëm ishte një formë reagimi ndaj cenimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Në mënyrë demokratike dëshmuam zërin tonë për cenimin e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që shkelen të ndalet dhuna dhe shqiptarët atje të marrin të drejtat e tyre njerëzore. Veprimi im ka qenë spontan. Ky nuk është incident është veprim demokratik”.

Më tej Capa tregon se ai u largua, sepse shumë forca policie iu kundërvunë në çast. /Telegrafi/