Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka përshkruan se si po e kalon karantinimin në Londër: Masat po bëhen gjithnjë e më të ashpra

2020/03/granitxhaka_79378802_176904123417431_5894883250574711527_n-e1585223544922.jpg

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, ashtu si të gjithë kolegët e tij, ka pezulluar të gjithë angazhimin e tij sportiv për shkak të pandemisë globale coronavirus.

Teksa po qëndron i karantinuar në kryeqytetin anglez, Xhaka vendosi të lajmërohet për dy milionë ndjekësit e tij me një postim në Instagram, duke treguar se si po i kalon ditët e vetë-izolimit.

Ai publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet me vajzën e tij, teksa në mbishkrimin e saj tregon shkurtimisht se si është gjendja në Londër.

“Tani masat këtu në Londër po bëhen gjithnjë e më të ashpra. Ka një orar lëvizjeje. Parqet e lojërave, fushat sportive, parqet dhe të gjitha dyqanet duhet të mbyllen. Ne dalim nga shtëpia vetëm kur është absolutisht e nevojshme dhe kur jemi në shtëpi kalojmë kohën bashkë! Familja ime më jep shumë forcë – ne argëtohemi së bashku dhe përpiqemi t’ia kalojmë sa mirë”, ka shkruar futbollisti në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, në familjen Xhaka këto ditë ka pasur gëzim, kjo pasi djali tjetër i familjes, futbollisti i Kombëtares Taulant Xhaka, u bë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Arbnora, e pagëzuan djalin e tyre të porsaardhur në jetë me emrin Klevis Xhaka. /Telegrafi/