Grabiti 10 euro nga një i mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari
29/07/2026
Një person është arrestuar në Rahovec, pasi dyshohet se i ka grabitur 10 euro një të mituri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 06:40 në fshatin Bellacërkë.
Viktima, një i mitur, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 10 eurot e grabitura, si dhe një veturë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/


