Golden State Warriors pëson humbje, Boston Cestics po vazhdon të shkëlqen (Video)
Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar 12 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Befasia e mbrëmjes ishte humbja e papritur e kampionit të NBA-së, Golden State Warriors.
Kjo e fundit pësoi humbje si mysafire e skuadrës së Denver Nuggets, ku kjo e fundit shfaqi një lojë kompakte dhe kolektive.
Gary Harris ishte basketbollisti më efikas te vendasit që shënoi 19 pikë dhe pati tre asistime.
Në anën tjetër, Kevin Durant ishte më i miri në parket te luftëtarët me 18 pikë ndërsa tre më pak i shtoi Klay Thompson, por të cilat nuk mjaftuan për t'iu shmangur humbjes.
Theksojmë se edhe Boston Celtics po vazhdon të komandojë në Konferencën e Lindjes pas fitores 117-92 ndaj Chicago.
Fitore e merituar e skuadrës vendase, që korri fitoren e 28-të sezonale, ndeshje ku shtatë lojtarë të Bostonit realizuan mbi 10 pikë, me Kyrie Irving që ishte sërish lider në parket (25 pikë). /Telegrafi/Rezultatet tjera:Toronto 102-86 Philadelphia
Charlotte 111-106 Milwaukee
Indiana 123-119 Brooklyn
Washington 130-103 Orlando
Atlanta 112-107 Dallas
Boston 117-92 Chicago
Memphis 115-112 Clippers
Miami 94-109 New Orleans
Utah Jazz 89-103 Oklahoma
Phoenix 106-115 Minnesota
Lakers 92-95 Portland
Sacramento 99-108 San Antonio


