Please enter at least 3 characters.

Gold AG viziton Rexhep Selimin në Hagë

2022/06/Screenshot_21-780x439-1-1.png

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, ka vizituar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka treguar se ndodhet për vizitë në Hagë.

I njëjti publikoi një fotografi në Instagram nga vendi i lartpërmendur, ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe një shkrim të gjatë në formë të një poezie.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“TAKIMI ME REXHËNPas një kohe prap u pamëPo s’mujtëm kangës me ja thanëE shtrënguam njëri tjetrinSikur vëllau me vëllanë.A po munesh i thash vlla?Qysh jon knej kta krejt vllaznia?M’tha ma mire kurr s’jena konSe kem kalu edhe dit ma t’kqija.Veç i gzum e i pa mërzitunTakimi mallin shkrinë si dielli borënN’syt e tij shifsha liriE ai n’sytë e mi shifke Kosovën.Si Xhafo Idrizi mu duk vetjaKur i shkoj n’Paris AvnisëO Avni o trimi XhafosT’fala ke prej krejt Shqipnisë.Me emën t’Zotit tha do t’kthehemDo t’kalon edhe kjo sprovëKjo punë hajr le t’jetë për neveE shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.HAGË, 29 Qershor 2022”. /Telegrafi/