Please enter at least 3 characters.

Gold AG për 'Qumilin': 100-rolëshi i humorit shqip

2018/04/30944421_2121373344816398_2036030170086768640_n-e1524866371268.jpg

Gold AG vazhdon të jetë ndër reperët më aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale.

Ai publikon vazhdimisht për fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij, gjersa jo pak herë ka treguar se gëzon respekt të madh për kolegët artistë.

Së fundmi, ai është fotografuar me aktorin e njohur të humorit në Kosovë, Sevdai Radogoshin, që ndryshe njihet si ‘Qumili’.

Këtë fotografi, reperi ka vendosur që ta ndajë me fansat në rrjetin social Instagram.

Në mbishkrimin e fotografisë, ai e ka cilësuar aktorin nga Gjakova si më të mirin në vend, duke e quajtur si “100 rolëshin e humorit shqiptar”.

Fotografia në fjalë është pëlqye dhe ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Gold AG vazhdon të jetë shumë aktiv edhe në muzikë, ndërsa vetëm pak javë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri “Gurbetqari” në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin. /Telegrafi/