Please enter at least 3 characters.

Gol fantastik me vole nga Rey Manaj (Video)

2017/03/manaj-1.jpg

Rey Manaj ka shënuar një gol tejet të bukur në ndeshjen e Serie B, ndërmjet Vicenzas dhe Pisas.

Futbollisti shqiptar shënoi golin e parë në ndeshje më minutën e 64, pasi priti një harkim në zonë dhe me vole e dërgoi topin në rrjetë.

Sidoqoftë, në vazhdim Vicenza e përmbysi rezultatin me golat e Osariemen Ebagua (86’) dhe Francesco Urso nga penaltia në minutat shtesë.

Pas 30 javësh, Pisa është e 17-ta në tabelë dhe rrezikon rënien nga Serie B.

Manaj është në pronësi të Interit, ndërsa luan si huazim te Pisa që nga janari nën urdhrat e Gennaro Gattusos. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5em0pf