Please enter at least 3 characters.

Gjykatësi Vlladimir Pançevski është dorëzuar në burgun e Shutkës

2016/12/Vlladimir-Pançevski-e1507533590487.jpg

Pas disa ditësh kërkimi, gjykatësi Vlladimir Pançevski, ndaj të cilit u shpall fletarrest, është dorëzuar në polici, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas Nova TV-së, gjykatësi i lartpërmendur gjendet në burgun e Shutkës, për të vuajtur paraburgimin 30-ditorë.

Këtë masë e ka shqiptuar GJykata Themelore Veles, me arsyetimin e sigurimit të pranisë së tij në gjykim për lëndën AKMIS, pasi që ish-kryetari i Gjykatës Penale nuk u paraqit në njërën nga seancat e mëhershme./Telegrafi/