Please enter at least 3 characters.

Gjykata refuzoi ankesën e ish-ministres Kançeska-Milevska, asaj i merret pasaporta

2017/03/Kanceska-Milevska.jpg

Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe të akuzuarve tjerë, për masën e kujdesit të shqiptuar nga Gjykata Penale ndaj të akuzuarve në lëndën ''Tender'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për masën e kujdesit ndaj të akuzuarve, pra marrja e dokumenteve të udhëtimit, ndalimi që të marrin dokumente të reja, si edhe paraqitja në gjykatë.

Lënda ''Tender'' ka të bëjë me blerje që kanë të bëjnë me ndërtimin e Muzeut të OBRM-PDUKM-së. Në grupin e të akuzuarve është edhe emri i ish-ministres për Kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska./Telegrafi/