Please enter at least 3 characters.

Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë punën e gjykatësve në vitin 2016

2017/05/Gjykata-Kushtetuese-ne-Shkup-.jpg

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë Mbledhje të zgjedhur të përgjithshme ku do të shqyrtohen raportet për punën e gjykatave për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pajtim me Rregulloren për punë të Gjykatës kushtetuese, krahas gjykatësve të Supremes, në mbledhje do të marrin pjesë kryetari i Gjykatës së lartë administrative, kryetarët e Gjykatave të Apelit Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip, ndërkaq i ftuar është edhe kryetari i Këshillit gjyqësor të RM-së. /Telegrafi/