Please enter at least 3 characters.

Gjykata ia ka kthyer pasaportën Kamçevit, PSP ka vërejtur se ka qenë prezent në ndeshjen e Vardarit

2016/08/Orce-Kamçev.jpg

Biznesmeni Orce Kamçev i cili dyshohet për rastin "Perandoria" ishte prezent në Këln të Gjermanisë deri sa po zhvillohej finalja e Kampionatin Evropian në hendboll, edhe pse pasaporta e tij ishte marrë nga Prokuroria.

Para një muaji, Kamçev nuk mund të dilte nga shteti për shkak të pasaportës së marrë.

Nga Gjykata Themelore Shkup 1 sqarojnë se Kamçev ka marrë leje nga gjyqtari në procedurës paraprake, paraprakisht pas një mendimi pozitiv gjatë konsultimit me PSP-në.

Kamçev gjatë muajit mars, pas vendimit të Gjykatës Supreme, u lirua nga paraburgimi shtëpiak për tu mbrojtur në liri./Telegrafi/