Please enter at least 3 characters.

Gjukanoviq i bën thirrje BE-së të ndalë ndikimin rus në Ballkan

2017/03/10E106CE-4446-448F-84E8-F401B89B4032_mw1024_s_n.jpg

Ish-kryeministri malazez, lideri aktual i partisë në pushtet DPS, Millo Gjukanoviq të martën i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë ndikimin destruktiv rus në Ballkan, pasi që Mali i Zi, siç tha, ka ndaluar tentimin e Rusisë që të rrëzojë qeverinë e tij properëndimore.

Ai në një intervistë për AP ka thënë se Moska është duke udhëhequr një lloj lufte kundër Evropës dhe kërcënon vetë ekzistimin e Bashkimit Evropian.