Please enter at least 3 characters.

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Suharekë

2017/09/Arrestime.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti ka shtënë ne armë zjarri pas një mosmarrëveshje që kishte me një person.

Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 19:50, transmeton Telegrafi.

"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si dhe një fishek. Po ashtu është sekuestruar arma pistoletë me gas e cila është përdorur në rast si dhe një armë AK-47", thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/