Please enter at least 3 characters.

Gjini i shpreh ngushëllime familjarëve: Ditë e rëndë për Gjakovën

2022/03/ardian-gjini-e1647429272434.jpg

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas rastit tragjik ku humbën jetën dy punëtorët pasi ranë nga një lartësi e një objekti në ndërtim.

Gjini përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se tragjedia e sotme në vendin e punës, ku dy punëtorë humbën jetën, hapi një plagë që i preku të gjithë.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjakovës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave. Dhimbja juaj është dhimbja e të gjithëve neve. Jemi pranë jush me respekt dhe mbështetje të sinqertë”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Ndërkaq, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh lidhur me këtë rast, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/