Please enter at least 3 characters.

Gjimishiti nis aventurën e re me Avellinon

2016/09/xhimshiti.jpg

Pas dy ndeshjeve shumë të mira që zhvilloi me kombëtaren shqiptare ndaj Marokut dhe Maqedonisë, Berat Gjimshiti është gati për aventurën e tij të re.

Të mërkurën, mbrojtësi kuqezi zhvilloi stërvitjen e tij të parë me Avellinon, skuadrën e Serisë B, ku do të luajë si i huazuar nga Atalanta deri në përfundim të këtij sezoni.

Te ekipi i drejtuar nga trajneri Domenico Toscano, Gjimshiti do të ketë më shumë hapësira aktivizimi madje pritet të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Avellinos në sezonin e ri të  Serisë B.

Sipas asaj që raportojnë mediat që qëndrojnë pranë klubit bardhjeshil, 23- vjeçari shqiptar tek i cili trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi beson shumë, do ta nisë si titullarë sfidën e kësaj fundjave ndaj Trapanit.

Edhe pse ka vetëm pak kohë që i është bashkuar Avellinos në stërvitje, trajneri Toscano e konsideron ish lojtarin e Zurichut si një futbollist të pazëvendësueshëm për skemat e tij dhe prania e 23-vjeçarit në formacionin titullar që në ndeshjen e radhës as që vihet në diskutim.

Falë eksperiencës së fituar me kombëtaren shqiptare gjatë këtyre dy viteve të fundit, Gjimshiti pritet t'i japë më shumë siguri prapavijës së Avellinos.