Please enter at least 3 characters.

Gjiko në rolin e babait, ushqen të birin me biberon

2019/02/gjikotheflyboy_52039519_624587681303464_5621205825687410890_n-e1551190308475.jpg

Javën e kaluar janë bërë prindër për herë të parë në jetën e tyre të përbashkët.

Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Asdren Gjikollin, i njohur më mirë si Gjiko si dhe moderatoren, Elita Rudin.

Dyshja kanë publikuar tashmë edhe imazhet e para të vogëlushit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri.

Gjatë ditë së sotme, këngëtari ka sjell edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke e ushqyer të birin.

"Motivi i jetës sime", ka shkruar ndër të tjerash artisti përkrah imazhit të ëmbël dhe në rolin e të atit.

Kujtojmë se çifti pas një lidhje disavjeçare kanë kurorëzuar romancën e tyre me një martesë, ku ishin të ftuar miq e familjar.

Ndryshe, Gjiko është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t'i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/